TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali e mbylli vitin 2025 me fitoren 2-0 kundër Sevijas në Bernabeu. Shprehja “tani po shkojmë me pushime” e Çabi Alonsos pas fitores tingëllonte më shumë si lehtësim sesa festë, një dëshirë për një armëpushim pas një jave në të cilën emri dhe puna e tij kanë qenë në ballë të zjarrit kur analizohen të këqijat e një skuadre që kaloi nga vendosmëria në humbjen e rrugës.
Viti 2026 do të sjellë det të trazuar për Real Madridin. I pari është Betis, i pamposhtur në 14 ndeshjet e tyre jashtë fushe, një arritje unike në elitën e Evropës. Pastaj vjen gjysmëfinalja e Superkupës kundër Atletikoss së Madridit, kundërshtari që hapi rrjedhën e parë me humbjen 5-2 në Metropolitano. Me optimizmin që varet nga fija, skuadra e Çabi Alonsos do të kërkojë të bëjë një ndryshim rrënjësor të kursit.
Historia e tyre e gjatë është plot me shembuj vitesh që përfunduan në mënyrë katastrofike dhe u lanë vendin të tjerëve që hynë në histori. Benitez vjenme bujë, por largohet në të njëjtën mënyrë në vetëm pas 4 muajsh në Madrid. Zidane u zgjodh për ta zëvendësuar atë dhe ai debutoi me një fitore 5-0 ndaj Deportivos. Nën drejtimin e Zidanes, Real Madridi e sfidoi Barcelonën për titullin e La Ligës deri në ndeshjen e fundit dhe u kurorëzua fitues i Ligës së Kampionëve kundër Atletikos në Milano.
Reali fitoi gjithashtu Kupën e Evropës në vitin 2000. Titulli i tyre i tetë, i fituar në Paris kundër Valencias, erdhi me Del Bosken në krye. Madridi u përball me një situatë që tani duket si fantastiko-shkencore. “Ka më shumë mundësi të shohësh një derr që fluturon mbi Bernabéu sesa unë ta rregulloj këtë skuadër” tha Del Boske dhe skuadra e përfundoi LaLigën në vendin e pestë (shtatë pikë pas kampiones, Deportivo), por u shpall kampione e Evropës. Në vitin 1998, Real Madridi u bë gjithashtu kampion evropian, diçka që nuk e kishin arritur që nga viti 1966. Në fillim të vitit, skuadra e Jup Heinkes ishte katër pikë pas Barcelonës. Lojtarët dhe trajneri ishin në mosmarrëveshje. “E kisha humbur kontrollin e dhomës së zhveshjes. Ishte një vendim i marrë shumë kohë më parë dhe një ndeshje nuk do ta ndryshonte atë.
Nëse Real Madridi nuk do ta kishte fituar Kupën e Evropës, skuadra do të kishte pasur sezonin e saj më të keq në një kohë të gjatë. Nëntëdhjetë minuta nuk mund ta ndryshojnë të ardhmen e ekipit”, shpjegoi Lorenzo Sanz, atëhere president i Realit, më 28 maj, një javë pas Kupës së Shtatë Evropiane. Nga ana e tij Mijatoviç recensionon filmin “I Shtati” dhe thotë. Arsyeja pse nuk u zbatua më herët ishte sepse skuadra, duke u mbështetur më shumë në vetëmenaxhimin sesa në drejtimin nga stoli. “Ne lojtarët, duke qenë pak kokëfortë, përpiqeshim vazhdimisht ta tejkalonim atë.
Erdhi një pikë, kur tashmë po humbnim fokusin në La Liga, kur Heinkes thirri Hierron, Sançísin, Raúlin, Redondon dhe mua në një takim. Dhe Raul, i cili ishte 19 vjeç, shkoi në një tabelë të bardhë dhe filloi të na tregonte se si duhej të luanim, në këtë mënyrë dhe në atë mënyrë, dhe me atë personalitet të tij, ai na pyeti se çfarë mendonim. Dhe ne po e shikonim sikur të thoshte: ‘Uluni, ka një trajner këtu dhe ai jam unë. Dhe atëherë e kuptuam se Jupi nuk ishte më trajneri ynë”. Tani është Çabi, në favor të tij është fakti që Reali më shumë se një herë ka ndryshuar situatën e krizës për ta mbyllur sezonin me një festë madhështore, por kjo rrallë është arritur pa një ndryshim në stol…