SPORT, 28 Dhjetor 2025, 18:55

Globe Soccer Awards 2025, Enrique u zgjodh si trajneri më i mirë i vitit

Globe Soccer Awards 2025, Enrique u zgjodh si trajneri më i mirë i

Numri një i stolit të PSG, Luis Enrique u vlerësua si Trajneri Më i Mirë në edicionin 2025 të Globe Soccer Awards. Luis Enrique, i cili ndërtoi një ekip të pamposhtur në vitin e tij të dytë në PSG, e udhëhoqi ekipin e tij drejt një serie fitoresh që sollën trofe gjatë gjithë vitit.

Tekniku spanjoll, në krye të stolit të PSG-së, fitoi Champions, Superkupën UEFA, Ligue 1, Kupën e Francës, Superkupën e Francës dhe Kupën Ndërkontinentale FIFA. Enrique u zgjodh gjithashtu si trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Ballon d’Or.