TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

PSG fitoi UEFA Champions League për herë të dytë radhazi pasi triumfoi në finale ndaj Arsenalit. 90 minutat përfunduan 1-1 në Puskas Arena, ndërsa vendimtare ishin penalltitë.
Sfida nisi “zjarr” për londinezët, që kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Havertz, i cili realizoi me të majtën. 10 minuta më pas, parisienët “reklamuan” një prekje me dorë në zonë, por loja vijoi normalisht. Pavarësisht rasteve, në pjesën e parë rezultati mbeti i pandryshueshëm.
Skuadra e Enriques u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe fitoi penallti, pas një kontakti Kvara-Moskjera. Nga pika e bardhë nuk fali Dembele.
Shtesa nuk prodhoi gol, ndërsa ekipet iu drejtuan penalltive. Më e saktë u tregua PSG, që gaboi vetëm një prej tyre dhe mbron kështu titullin e fituar në sezonin e kaluar.