TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Legjenda e Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, i ka bërë thirrje ish-klubit të tij që ta transferojë sulmuesin e Barcelonës, Robert Levandovski, si lojtar të lirë gjatë verës.
Me Kerrik, tashmë të konfirmuar përfundimisht në krye dhe teksa po përgatitet për rikthimin në Ligën e Kampionëve, Ferdinand beson se veterani pjellor do të ishte mentori i përkryer për Benxhamin Seskon, ndërsa “Djajtë e Kuq” synojnë të forcojnë opsionet e tyre në sulm.
Ferdinand ka këshilluar Mançester Junajtid të ndjekë një marrëveshje sa më të shpejtë për Levandovskin, i cili pritet të largohet nga Barcelona pas një periudhe 4-vjeçare shumë produktive.
Pikërisht duke folur në kanalin e tij në ‘YouTube;, ishmbrojtësi shpjegoi pse 37-vjeçari do të ishte një përforcim ideal për skuadrën e Kerrik, përpara rikthimit të tyre në Ligën e Kampionëve.
“Levandovski nuk është aspak një ide e keqe, nëse ata do të marrin edhe një sulmues tjetër. Nëse e sjellim atë, shikoni përvojën që ka, aq shumë do të mësojë Sesko”, u shpreh Ferdinand. Deri tani, “Djajtë” kanë investuar një shumë të konsiderueshme, 74 milionë sterlina, për Seskon pas ardhjes së tij nga Laipcig.