SPORT, 30 Maj 2026, 18:07

Finalja e Champions përsërit historinë, PSG “kopjon” Realin e Zidan në formulën e suksesit të madrilenëve

Finalja e Champions përsërit historinë, PSG “kopjon”

Finalja e Ligës së Kampioneve së këtij edicioni sheh PSG-në në fushën e lojës, ashtu si një vit më parë.

Dhe Luis Enrike ka vendosur që të mos ndryshojë një ekip fitues.

Janë 10 futbollistë të cilët kanë nisur edhe finalen e një viti më parë ndaj Interit, ata të cilët do ta nisin nga fillimi edhe ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit.

Emri i vetëm që ndryshon është ai i portierit, pasi Safonov ka marrë vendin e Donarumës.