TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Igli Tare nuk e pati plotësisht merkaton në dorë te Milani. Kuqezinjtë e penguan për transferimin me peshë të Granit Xhakës, që në qershorin e kaluar u konsiderua si basti që Tare ishte gati të merrte përsipër.
Pikërisht Xhorxho Furlani nuk e pranoi investimin te Xhaka. Dhe te Milani padyshim që tashmë pendohen, por është vonë duke qenë se Tare dhe pjesa tjetër e drejtuesve me trajnerin Alegri u shkarkuan.
Xhaka konsiderohet si transferimi më i mirë i Premier Ligë për këtë sezon. Jo vetëm kaq, por edhe ndoshta në gjithë historinë e Sanderlendit, që do të luajë në Ligën e Europës. Kapiteni shqiptar rezultoi goditja e duhur në merkato.
Transferimi më i mirë në Premier Ligë: Granit Xhaka, nga Leverkusen te Sanderlend
Përshtypjet e para: Xhaka i shton lidership një skuadre të re. Në moshë 32-vjeçare ende ka forcën, aftësitë dhe vizionin për të pasur ndikim të madh në mesfushë. Qetësia e personifikuar.
Përfundimi: Përvojë, udhëheqje, cilësi dhe një dëshirë e pandërprerë për të luftuar për synimin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. “Trajneri në fushë” i Sanderlandit, lojtari i sezonit të tyre dhe, siç thonë disa, transferimi më i mirë në historinë e klubit. Pse? Sepse as një talent si Çerki nuk e ka transformuar një dhomë zhveshje si Xhaka, duke sjellë një kulturë të re në klub dhe madje edhe në qytet. Sezoni i parë i Sanderlendit pas rikthimit në Premier Ligë nuk mund të kishte shkuar më mirë. Dhe as ky transferim nuk mund të kishte qenë më i suksesshëm.