TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xherri Kardinale dhe Zlatan Ibrahimoviç duket se nuk kanë mësuar asgjë nga këto vite si drejtues te Milani. Nga një anë duan që t’i besojnë skuadrën profesionistëve që dinë të bëjnë punën, por nga tjetra, i ndërhyjnë menjëherë sapo u jepet rasti.
Ideja e drejtuesve të Milanit, pasi bënë spastrime në klub, ishte që t’i besohej gjithçka Ralf Rangnik. Këtij të fundit do i besohej projektimi i Milanit me një rol mbikëqyrësi me fuqi të plota në aspektin teknik. Dhe austriaku kishte rënë parimisht dakort vetëm nëse do të kishte letër të bardhë për zgjedhjet në poste kyçe, përfshirë trajnerët.
Sipas tij, emri i duhur për pankinën e kuqezinjve është një person që njeh mirë nga vitet si mbikëqyrës i pronësive të Red Bull, Matias Xhaisle. Gjermani drejton aktualisht Al Ahli në Arabinë Saudite, klub me të cilin ka fituar dy Liga Kampionesh në Azi, ndërsa më parë ka qenë në pankinë te Salcbugu e Lajpcigu.
Por Kardinale ka vazhduar kërkimin për hesapin e tij, duke kontaktuar edhe Mauricio Poçetinon, apo edhe trajnerë të tjerë që janë më të njohur. Ndaj duket qartësisht se do ta ketë të vështirë që t’i besojë Rangnik një rol ku ai bashke me Ibrahimoviç kanë ndër mend të ndërhyjnë herë pas here, edhe pse kjo parashikohet të sjellë kaos të vazhdueshëm te kuqezinjtë.