TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me ardhjen e pritshme të Bruno Ditës dhe rinovimin e Lorenco Vilës gjërat bëhen pak më të thjeshta për Dinamon në merkaton e kësaj vere vere. Presidenti Adrian Bardhi ka folur më parë për 4 afrime “big”, përveç lojtarëve që do të vijnë si alternativa. Dita mund të jetë njëri prej këtyre afrimeve “big”.
Po tre të tjerët? Me shumë mundësi nga një për çdo repart, një qendërmbrojtës, edhe pse këtë rol mund ta mbulojë shumë mirë edhe Dita me eksperiencën që ka, një ose dy mesfushorë qendre dhe një qendërsulmues. Përforcimi i mesfushës, ku lojtarë roli aktualisht janë vetëm Gudiabi dhe Qefalija, është i pashmangshëm. Trajneri Dritan Mehmeti mund të luajë me dy lojtarë ose tre në këtë repart, prandaj dhe klubi po kërkon përforcime, mundësisht një numër 6 dhe një numër 10. Më parë janë përmendur emra si Ardit Deliu dhe Lorik Boshnjaku e Herald Marku, por asnjëri prej tyre nuk është bërë pjesë e bluve.
Kërkimet vazhdojnë dhe kontaktet s’mungojnë po ashtu, por për momentin nuk ka një marrëveshje konkrete. Mesfusha kërkon jo vetëm titullarë me peshë, pasi është reparti më i rëndësishëm i skuadrës, por edhe alternativa të mira në stol, në mënyrë që Dinamo të mos hasë vështirësi si sezonin e kaluar, kur të ketë mungesa nga dëmtimet apo kartonët. Gazeta mëson se po ndiqen edhe pista të huaja, duke qenë se largimi i Denisonit e ul numrin e të huajve në skuadër. Nëse Dita ribashkohet me skuadrën e tij dhe llogaritet si mesfushor, atëherë një nga goditjet e mëdha të merkatos do të jetë për qendrën e mbrojtjes, ku aktualisht luajnë kapiteni Rustem Hoxha, Jank udhe Mija.
SULMI – Me Vilën dhe Zabërgjën, blutë kanë krahët e sulmit nga sezoni i kaluar. Po ashtu, janë edhe Kaçorri dhe Tahiri për qendrën e sulmit, ku është afruar edhe Mandela, por ky i fundit llogaritet më shumë si një alternativë në stol. Gjithsesi, drejtuesit e Dinamos duan që për majën e repartit të avancuar të bëjnë edhe një goditje të rëndësishme. Edhe në këtë drejtim po punohet për të konkretizuar me një lojtar që do të garantonte golat e një skuadre që mund të luftojë për 4- shen e parë. Bëhet fjalë për një sulmues që të shënojë minimalisht 15 gola në sezon. Emrat konkretë mungojnë në këtë rast dhe gjithçka mbetet për t’u parë.
QEFALIJA – Lajmi i mirë në kampin dinamovit është grumbullimi i Klevi Qefalijës me Kombëtaren U-21. Mesfushori blu ka marrë së fundi një ftesë nga trajneri Alban Bushi për dy ndeshjet kualifikuese që Shpresat do të luajnë me Malin e Zi dhe Lihtejnshtejnin