SPORT, 5 Qershor 2024, 17:02

Pagat e trajnerëve në Euro 2024, si pozicionohet Sylvinho

Pagat e trajnerëve në Euro 2024, si pozicionohet Sylvinho

Teksa po i afrohemi kampionatit europian, “Finance Futboll” ka bërë publike së fundmi, pagat e trajnerëve të të gjitha përfaqësueseve që do marrin në Euro 2024.  Numri një i pankinës së Shqipërisë, Sylvinho pozicionohet në vendin e 16-të, nga 24 trajnerë në total.

Sylvinho udhëhoqi kuqezinjtë në kualifikuese, duke bërë të mundur që ekipi të presë biletën për në kompeticionin e më të mirëve të Europës, për herë të dytë në histori.

Top-3 formohet nga Southgate i Anglisë, Nagelsmann i Gjermanisë dhe Martinez i Portugalisë. Deschamp i Francës dhe Van Gaal i Holandës plotësojnë 5-shën e parë.

Pagat e trajnerëve në Euro 2024, si pozicionohet Sylvinho