SPORT, 4 Qershor 2024, 19:26

Shpërthen Mbappe: "Ata më thanë në mënyrë të dhunshme se nuk do të luaja më. Luis Enrique dhe Luis Campos më shpëtuan"

Shpërthen Mbappe: "Ata më thanë në mënyrë

Më pak se 24 orë, pasi u konfirmua njëherë e mirë nënshkrimi i tij për Real Madridin, Kylian Mbappé doli në një konferencë për shtyp përkrah trajnerit francez, Didier Deschamps.

Një konferencë, në të cilën ylli 25-vjeçar i Bondy, tha se ndihej "shumë i lumtur, i çliruar, i lehtësuar dhe jashtëzakonisht krenar " për bashkimin me 15 herë kampionët e Europës.

"Kam pasur momente që nuk do t'ia dëshiroja askujt"

Një ndjenjë, që dallon dukshëm me muajt e tij të fundit në Paris Saint-Germain, ku përfundoi në një luftë me presidentin  Nasser Al-Khelaïfi. “Kam pasur momente që nuk ia dëshiroj askujt, por nuk jam këtu të ankohem, nuk është natyra ime”,- tha Mbappe, i cili u kërcënua se do të mos luajë gjatë gjithë vitit.

"Më thanë, më bënë ta kuptoj. Ata ishin shumë të qartë, më folën në mënyrë të dhunshme. Isha i bindur që nuk do të luaja më. Luis Campos dhe Luis Enrique më shpëtuan. Kjo është e vërteta. Pa ta nuk do t'i isha më në fushë”,- shpjegoi Mbappe, ndaj të cilit Luis Enrique kishte gjithmonë fjalë të mira.

Tani, ylli i Bondy është i përqendruar te skuadra franceze, e cila këtë të mërkurë do të luajë kundër Luksemburgut (21:00), e para nga dy miqësoret e planifikuara para debutimit në ‘Euro 2024’, më 17 qershor kundër Austrisë ( 21:00). Ndeshja tjetër përgatitore do të përballet me ‘blutë’ ndaj Kanadasë, më datë 9 në ora 21:15.