TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anis Mehmeti po shkëlqen me Bristol Sitin në Championship, për të dytin vit radhazi. Paraqitjet e tij në nëntor ishin të shkëlqyera, për këtë tifozët e Bristolit e votuan si lojtarin më të mirë.
“Ju keni votuar Anis Mehmetin si lojtarin më të mirë të muajit nëntor”, shkruhet në postimin e klubit anglez.
Mehmeti ndodhet tashmë në kuotën e gjashtë golave dhe po aq asistimeve. Vetë Bristol Siti pretendon ngjitjen në Premier Ligë.
Mehmeti do të mbetet pa kontratë në fundin e sezonit. Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në janar, pasi ekziston mundësia që të shitet nëse nuk pranon rinovimin.