SPORT, 5 Dhjetor 2025, 18:44

LIVE SHORTI BOTËRORI 2026/ Ceremonia në Uashington, presidenti Donald Tramp merr “Çmimin e Paqes FIFA” (VIDEO)

LIVE SHORTI BOTËRORI 2026/ Ceremonia në Uashington, presidenti Donald

Futbolli botëror ka sot të gjithë vëmendjen në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA hedh shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026.

Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Njëkohësisht, ai sheh për herë të parë Shqipërinë si pjesëmarrëse, edhe pse për momentin “në teori” pasi kuqezinjtë më parë duhet të kalojë fazën play-off në muajin mars.

Ndiqni në vijim momentet kryesore të ceremonisë së sotme:

Ora 18:30 – FIFA i jep “Çmimin e Paqes FIFA”, të parin e këtij lloji, presidentit të SHBA, Donald Tramp. (VIDEO)

Ora 18:23 – Në skenë janë Robi Uilliams dhe Nikol Shercinger të cilët këndojnë hitin “Desire” që është një nga këngët e Botërorit 2026.

Ora 18:18 – Para se të largohet nga skena, Infantino kthen sallën në një stadium të vogël me thirrjet për SHBA, Kanadanë dhe Meksikën. (VIDEO)

Ora 18:14 – Pas klipit prezantues të Kupës së Botës dhe legjendave të saj, në skenë e ka radhën të zbresë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili e nis me falënderimet për pritësit e turneut, duke nisur nga Donald Tramp. (VIDEO)

Ora 18:06 – Në skenë janë prezantuesit e kësaj mbrëmje, modelja Haidi Klub dhe aktori Kevin Hart.

Ora 18:01 – Shfaqja nis me tenorin e famshëm italian Andrea Boçeli teksa këndon “Nessun Dorma”.

Ora 18:00 – Nis ceremonia e hedhjes së shortit.

VAZO 1: SHBA, Meksikë, Kanada, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani

VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi

VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut

VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B, Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2.