TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbolli botëror ka sot të gjithë vëmendjen në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA hedh shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Njëkohësisht, ai sheh për herë të parë Shqipërinë si pjesëmarrëse, edhe pse për momentin “në teori” pasi kuqezinjtë më parë duhet të kalojë fazën play-off në muajin mars.
Nga 48 skuadra pjesëmarrëse, deri më tani janë mësuar 42 prej tyre, ndërsa 6 vendet e mbetura do të përcaktohen në mars.
Modelja Heidi Klum, komediani Kevin Hart dhe aktori e producenti Danny Ramirez do të jenë prezantues. Para shortit do të ketë performanca muzikore live nga Andrea Bocelli, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger, ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të mbajnë fjalime.
Vendet pritëse si SHBA, Kanada dhe Meksikë hyjnë në vazon 1. Skuadrat e Play Off si Shqipëria apo Kosova, natyrisht që pozicionohen në vazon e katërt.
Çdo grup do të ketë të paktën një ekip evropian dhe jo më shumë se dy. FIFA ka miratuar një strukturë renditjeje për të siguruar që katër vendet me renditjen më të lartë, Spanja, Argjentina, Franca dhe Anglia, nuk mund të takohen deri në gjysmëfinale, nëse fitojnë grupet e tyre përkatëse.
Vazo e parë: Kanadaja, Meksika, SHBA-ja, Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania
Vazo e dytë: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia
Vazo e tretë: Norvegjia, Panamaja, Egjipt, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut
Vazo e katërt: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Cuaraçao, Haiti, Zelanda e Re dhe gjashtë fituesit e plejofit
Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti
Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)
Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao
Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)
Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re
Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër
Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)
Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani
Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)
Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana