TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vit më parë në stadiumin “Maradona” të Napolit, Nedim Bajrami u bë i njohur në futbollin e të mëdhenjve, falë një dygolëshi të shënuar përballë skuadrës vendase në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.
Në fund festoi skuadra e Gatuzos (sfida përfundoi 3-2), por talenti dhe klasi i futbollistit shqiptar, që atë kohë militonte në Serie B, mbetën në mendjen e drejtuesve napolitanë.
Në vitin e tij të debutimit në Serie A, Bajrami po përjeton momentin më të mirë në karrierë: tetë gola të shënuar (pesë në kampionat dhe tre në kupë) dhe katër asiste për shokët e skuadrës.
Napoli po mendon seriozisht për fantazistin shqiptar dhe synon që ta afrojë në skuadër gjatë verës së ardhshme, por më parë duhet mundur konkurrenca e Lazios, sepse Tare dhe Sarri e vlerësojnë shumë shqiptarin.
Napoli do të humbasë Insinjen dhe synon që të ruajë nivelin e lartë cilësor në repartin e avancuar dhe duket se Bajrami është lojtari i duhur. Shqiptari vlerësohet rreth dhjetë milionë euro dhe e interesuar për të është edhe Sasuolo.