TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

FIFA ka vendosur të bëjë një revolucion përsa i përket merkatos. Federata ka përcaktuar një rregull të ri në huazimet e lojtarëve.
Synimi kryesor është promovimi i lojtarëve të rinj, por dhe barazi mes skuadrave. Kështu që janë vendosur disa rregulla për merkaton.
-Klubet e përfshira në merkato, do të jenë të detyruara të dorëzojnë një raport me shkrim, ku do të jepen të gjitha detajet (kostot, kohëzgjatja) e transferimit.
-Kohëzgjatja minimale dhe maksimale të huazimit të lojtarëve.
-Ndalohet kalimi i një lojtari në një palë të tretë.
-Klubet do të kenë një limit për huazimet në një sezon. Një klub mund të huazojë maksimumi tre lojtarë në një klub të vetëm, dhe të marrë po aq.
Gjithashtu është përcaktuar dhe numri total i huazimeve për tre sezonet në vijim. Një skuadër do të jetë në gjendje të japë dhe të marrë tetë lojtarë të total
Këto rregulla nuk do të zbatohen në lojtarë që janë poshtë moshës U-21.