TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhenoa kërkon të mbijetojë në Serie A dhe shpëtimi shikohet te merkato. Klubi italian po tenton të afrojë një fantazist shqiptar.
Sipas ekspertit të merkatos, Nikolo Skira, Xhenoa i ka bërë një ofertë klubit të Servete në Zvicër për Kastriotin Imerin, i cili është me origjinë nga Kosova dhe ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Zvicrës dhe tani është me kombëtaren A.
Imeri po spikat këtë sezon në Superligën e Zvicrës. Në 14 ndeshje ai ka arritur të shënojë tetë gola dhe normalisht ka edhe klube të tjera që interesohen për të.
Imeri është vetëm 21 vjeç dhe ka debutuar si profesionist në ligën e parë në Zvicër që në qershor të vitit 2017, me Servette. Kontrata me zviceranët i përfundon më 30 qershor 2023.
#Genoa have offered €3M to #Servette for Kastriot #Imeri. Ready for him 4-years contract. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 21, 2022