TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Leif Dejvis është një nga lojtarët më të vlerësuar tek Ipsuiç dhe po ashtu të Championship. 26-vjeçari anglez luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa shënoi golin që i dha fitoren Ipsuiçit në ndeshjen e fundit me Derbin.
26-vjeçari u ndal gjatë tek Anis Mehmeti, që dha kontribut të rëndësishëm te dy golat e Ipsuiç për fitoren 2 me 1. Dejvis i thuri elozhe sulmuesit që nuk ftohet nga Kombëtarja shqiptare që në vitin 2026.
“Anisi, një blerje e jashtëzakonshme për ne. Duket i gjallë me topin dhe punon shumë për ekipin, shihet që është ambientuar shumë shpejt tashmë.
Ai punon shumë si me topin ashtu edhe pa topin, që është një pjesë e madhe e asaj që jemi ne si ekip. Do të ambientohet edhe më shpejt dhe shpresojmë që ta shënojë golin e tij të parë.
Në një nga seancat e tij të para ai Erdhi nga krahu, ia pasova topin dhe e lashë të bënte pjesën tjetër. Mendova: ‘Uou, kemi një lojtar në duar këtu’.
Ai është i jashtëzakonshëm me topin, mund ta shohësh sa i mprehtë është. Nuk është vetëm loja me top ajo ku është i mirë, gjëja më e mirë ku ai shkëlqen është loja pa top.
Sa fort punon pa top për ekipin, ai nuk del aty duke luajtur vetëm për veten, e di se çfarë duhet të bëjë në fushë për të gjithë.
Të gjithë kanë të njëjtin qëllim në fund të sezonit dhe aty duam të jemi. Ai e di këtë”, u shpreh Dejvis fillimisht. Më pas ky i fundit përmendi dhe një shok të përbashkët me Mehmetin.
Sam Morsi ishte një nga lojtarët që është pjesë e Bristol Sitit dhe i foli Mehmetit për Ipsuiçin. Kjo pasi Morsi më parë luante me Ipsuiçin, ndërsa Dejvis tregoi po ashtu vlerësim për kontributin e tij.
“Mehmeti foli me Samin kur ishte te Bristol. Ai e njeh klubin dhe po thoshte se është një zgjedhje pa menduar dy herë.
Të kesh edhe Samin që ta thotë këtë, sa shumë kujdeset për klubin dhe sa e respekton klubin. Është një lojtar që padyshim na mungon si lojtarëve ashtu edhe tifozëve, por na ka sjellë edhe një lojtar të mirë në duar, ndaj e vlerësojmë këtë”, u shpreh lojtari i Ipsuiç.
Më pas Dejvis vijoi me vlerësimin e tij për sulmuesin e harruar te Kombëtarja shqiptare.
“Ai mund të luajë në krahun e djathtë, mund të luajë si një numër 10, mund të luajë majtas. Ta kesh këtë në lojën tënde është një faktor shumë i madh për ty. Kudo që të vendosesh në fushë, ai dëshiron të luajë, është i etur për të luajtur”, u shpreh Dejvis po ashtu.