TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fitorja e qetë e Bajernit 4-0 në Hajdenhajm shënoi përfundimin e vitit të Bundesligës 2025. Pas 15 ndeshjeve në sezonin aktual, duket se gara për titull është vendosur tashmë. Bajerni ndodhet në krye të tabelës me 41 pikë, nëntë pikë më shumë se Dortmund dhe 12 më shumë se Leverkusen. Gjërat nuk mund të ishin më të mira – madje edhe rekordmeni i kombëtares gjermane, Lotar Mateus pajtohet.
Në kolonën e tij për Skaj, ish-ylli i Bajernit bën një vlerësim dhe i jep notën maksimale ekipit të Mynihut: “Si një raport përkohës, u jap atyre një A dhe madje shtoj një yll. Sjellja e tyre, disiplina, zbatimi i udhëzimeve të trajnerit, puna në grup, kënaqësia në fushë, dhe gjithashtu prezantimi jashtë fushës – për mua është gjithçka perfekte.”
Mateus gjithashtu beson se lojtari i sezonit deri tani vjen nga radhët e kampionëve rekord: “Për mua, është qartësisht Herri Kejn. Ai nuk udhëheq vetëm tabelën e golave me 19 gola. Sjellja e tij brenda dhe jashtë fushës është një Kejn krejt tjetër nga ai që e blenë dy vjet më parë. Ai u soll si një golashënues për të zëvendësuar Robert Levandovskin, por Kejn është shumë më tepër për ekipin.
Ai është dikush që luan, kontribuon dhe frymëzon të tjerët.” Kejn u bashkua me Bajernin e Mynihut nga klubi i Premier Ligë, Totenhem Hotspur, në verën e vitit 2023 për 95 milionë euro dhe ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm, duke shënuar 116 gola dhe duke dhënë 29 asistime në 121 ndeshje konkurruese deri tani.
Mateus është i sigurt se “kampionati është vendosur këtë sezon.” Por 64-vjeçari nuk beson se Bajerni i Mynihut do të dominoj Bundesligën për shumë vite. Ai thotë: “Mendoj se pas Mynihut, Leverkusen dhe Lajpcig, me skuadrat dhe filozofitë e tyre, do të jenë në gjendje t’i japin një rivalitet të fortë Bajernit për disa vite të ardhshme.”