TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Marko Materaci, ish-mbrojtësi i Italisë, kampion i Botës në Gjermani në vitin 2006 dhe ish-lojtar i Interit, ka komentuar Kupën e Botës për Klube që po zhvillohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara.
“Është një turne i shkëlqyer që ka ngjallur entuziazëm të madh në publik”, tha ish-lojtari italian, i cili dha parashikimin e tij për finalen. “Reali i Madridit dhe Paris SG-ja do të luajnë një ndeshje shumë të fortë, kështu që nuk është e lehtë të parashikosh finalistin e asaj përballjeje.
Megjithatë, do të shkoj për Paris SG-në. Deri tani kanë qenë skuadra më solide. Përveç kësaj, ata kanë gati dy skuadra të gatshme për të zbritur në fushë, duke i dhënë fleksibilitet dhe mundësi zgjedhjeje trajnerit të tyre”, deklaroi Materaci për ndeshjen e sotme.