SPORT, 7 Korrik 2025, 18:02

Sulmuesi i Junajtid drejt Juves, por paga mbetet problem

Sulmuesi i Junajtid drejt Juves, por paga mbetet problem

Juventusi vijon të monitorojë me kujdes situatën e Xhejdon Sanços, i cili nuk është më pjesë e projekteve të Mançester Junajtidit dhe dëshiron të largohet nga klubi anglez. Sulmuesi kërkon të rindërtojë karrierën në një kampionat të nivelit të lartë, ku opsioni Juventus duket më i favorshëm krahasuar me Fenerbahçen, që gjithashtu është e interesuar.

Megjithatë, çështja kryesore mbetet paga e lartë e Sanços, që aktualisht arrin në 10 milionë euro në vit. Për të lehtësuar transferimin, ai ka ulur kërkesat e tij në rreth 8 milionë euro, por Juventusi nuk dëshiron të kalojë 6-6.5 milionë me bonuset e përfshira.

Kjo diferencë e madhe mes palëve ka bllokuar negociatat dhe ka vendosur marrëveshjen në pritje.

Përveç pagës, Juventusi duhet të gjejë një zgjidhje edhe për çmimin e kartonit, që Mançester Junajtid e vlerëson në 25-30 milionë euro, duke qenë i hapur edhe për pagesa fleksibël. Gjithsesi, rruga drejt një marrëveshjeje të përfunduar mbetet ende e gjatë.