TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht rinovimin me Sheznin. Portieri polak ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2027.
Shezni ishte transferimi surprizë i katalanasve në sezonin e kaluar. Portieri Ter Shtegen u dëmtua dhe Barça i mbushi mendjen Sheznit për të vazhduar.
Jo vetëm kaq, pasi 35-vjeçarit i është kthyer dëshira për të vazhduar edhe më tej. Në anën tjetër, Ter Shtegen duket gjithmonë e më larg kampionëve të Spanjës.
Transferimi i Joan Garsias dhe më pas rinovimi me Sheznin, tregojnë se për portierin gjerman nuk do të ketë hapësira.