TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gallatasaraj është i gatshëm të bëjë çmendurinë për shërbimet e Viktor Osimhem. Klubi turk ofron plot 55 milionë euro bashkë me bonuset për Napolin, që zotëron kartonin e tij.
Në rast se ky operacion konkretizohet do të ishte rekord për futbollin turk. Vetë Osimhem është i vendosur për t’u kthyer te Gallatasaraj ku shkëlqeu në huazim.
Napoli kërkon plot 75 milionë euro në anën tjetër. Al-Hilal ka treguar se është i gatshëm të përmbushë këto kërkesa, por Osimhem nuk e miraton këtë transferim.
Diçka është e sigurt. Osimhem do t’i largohet Napolit dhe klubi italian duhet të veprojë sa më shpejt, pasi nigeriani do i përfundon kontrata pas një viti.