SPORT, 28 Nëntor 2021, 23:12

Francë/ Marseille i falet një italiani, rikthehet te fitorja

Francë/ Marseille i falet një italiani, rikthehet te fitorja

Një gol i italianit Pol Lirola, në minutën e 74-t, i mjaftoi Marseille-s për t’u rikthyer te fitorja në Ligue 1, pasi në një Velodrome të boshtasisur për shkak të dënimit nga komsioni i Disiplinës në Francë, skuadra e argjentinasit Jorge Sampaoli mposhti 1-0 Troyes duke u ngjitur në vendin e 4-t të renditjes me 26 pikë, por edhe me një ndeshje më pak.

Në një sfidë të vakët dhe pa shumë emocione ku rastet për shënim numëroheshin me gishtat e dorës, për t’u përmendur ishin dy prova nga goditjet standarte të Payet që nuk shkuan në kuadrat dhe dy raste të shkëlqyera të polakut Milik që morën kundërpërgjigjen e portierit të Troyes.

Për të ardhur te asisti gjenial i Payet në minutën e 74-t me Lirolën që i shpëtoi në limite pozicionit jashtë loje duke shënuar golin e fitores dhe të tri pikëve për Marseille.