TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ajo që dukej një punë e kryer, në fakt nuk është kështu. Ferran Torres dëshiron të shkojë te Barcelona, por Mançester Siti nuk ka ndër mend ta lëshojë nëse klubi katalanas nuk plotëson kërkesat financiare të “Qytetarëve”.
Sipas mediave spanjolle pranë Barcelonës, Mançester Siti i ka kërkuar Barcelonës plot 80 milionë euro për shërbimet e Ferran Torres, shifër kjo që është e pamundur për t’iu paguar nga klubi spanjoll që gjendet në vështirësi të mëdha financiare.
Ferran Torres ia ka bërë të qartë Sitit se dëshiron të shkojë në Barcelonë dhe klubi anglez nuk ka kundërshtuar. Por nuk kanë ndër mend të hapin rrugë nëse Barça nuk paguan shumën në fjalë.