TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Portieri i Ganës, Benxhamin Asare, i cili mbush 34 vjeç në korrik, ishte ndër protagonistët e ndaljes së Anglisë, duke bërë që Kombëtarja e tij të jetë drejt kualifikimit për më tej. Gana tani ka katër pikë para raundit të fundit dhe nuk ka pësuar asnjë gol në Kupën e Botës 2026, ashtu sikurse ka bërë vetëm Argjentina, Spanja dhe Meksika.
Vetëm pak vite më parë, askush nuk dyshonte në magjinë e Asares. Duhet thënë se karriera profesionale e Asares u zhvillua ngadalë. Vetëm para shtatë vitesh trajneri Enor Ualker e vuri re talentin e tij dhe e ftoi te “Great Olympics”, një klub i divizionit të parë ganez. Atje, Ualker e mbështeti portierin në çdo mënyrë të mundshme dhe madje i pagoi edhe transportin.
Asare kishte shumë nevojë për para dhe shpesh bënte punë dytësore: në shkollën fillore shiste qese plastike, në shkollën e mesme trajnohej si zdrukthëtar dhe punues çeliku, por ka punuar edhe shofer autobusi. Në moshën 28 vjeçare, Benjamin ishte një hap larg përfundimit të karrierës së tij, pasi theu këmbën dhe humbi një vit e gjysmë. Mjekët i rekomanduan që të hiqte dorë nga futbolli, por ai u rikthye. Me guxim. Në vitin 2024 ai u transferua te klubi “Hearts of Oak”, simboli i të cilit është lisi, që thekson forcën, qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të mbijetuar me çdo kusht… sikur të ishte motoja e jetës së Asare.
Sezonin e kaluar “Hearts of Oak” u rendit i treti me vetëm 15 gola të pësuar në 34 ndeshje, Merita ishte edhe e Asare. Deri në vitin 2025, ai nuk ishte thirrur në ekipin kombëtar dhe nuk kishte luajtur kurrë në turne ndërkombëtarë. Por më pas ai luajti në gjashtë ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës dhe pësoi vetëm një gol. Pas një debutimi kaq të shkëlqyer për ekipin kombëtar, një video u përhap në mediat sociale ku shfaqej Asare duke udhëtuar me një… minibus.
Një biznesmen vendas u prek nga videoja dhe i dha portierit një “Hyundai Elantra”. Ai mbeti i impresionuar nga qëndrueshmëria dhe vendosmëria me të cilën Asare kishte luftuar për t’u ngjitur nga fundi drejt ekipin kombëtar të Ganës. Në Kupën e Botës 2026, Asare ka bërë tre pritje në secilën ndeshje – kundër Panamasë (1-0) dhe Anglisë (0-0). Sikur të mos mjaftonte kaq, Benxhamini kujdeset për gjyshen e tij, së cilës i ishte prerë njëra këmbë.
“Unë e ndihmoj të lahet dhe pastaj shkoj në stërvitje. Kam vëllezër dhe motra, por unë jam ai që kujdeset për të”, ka treguar Asare.
Gjithashtu është për të ardhur keq që trajneri Ualker, i cili e gjeti atë në ligat më të ulëta, i besoi dhe nxori në pah talentin e tij, nuk jetoi për të parë orën më të mirë të nxënësit të tij. Vdiq vjeshtën e kaluar në moshën 62 vjeçare. Përpara për Ganën është tani ndeshja vendimtare kundër Kroacisë, ku edhe një barazim si ai me Anglinë do të jetë i mjaftueshëm për të garantuar kualifikimin.