SPORT, 26 Janar 2022, 10:20

Ndryshojnë balancat, afrimi i Vlahovic nxjerr Morata në shitje, rebus për Dybala

Ndryshojnë balancat, afrimi i Vlahovic nxjerr Morata në shitje, rebus

Afrimi i Dusan Vlahovic pritet të ketë një impakt shumë të madhe në radhët e Juventus.

Orët e fundit të merkatos do të jetë shumë të nxehta në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” pasi me serbin në Torino ndryshojnë balancat brenda formacionit të Allegrit.

Drejtuesit e Juves janë të detyruar tashmë të lëvizin në dalje dhe i sakrifikuari i parë pritet të jetë Alvaro Morata.

Për sulmuesin spanjoll situata është pak më e qartë pasi Barcelona mbetet në pritje, Xavi e pret në “Camp Nou” por duhen zgjidhur detajet e transferimit, më i mundshmi është një huazim i shpejt ose të përfshihet në negociata Dembele, gjithashtu i nxjerrë në shitje nga Barcelona.

Një çështje më vete është edhe Paulo Dybala, hezitimi për të rinovuar kontratën e tij aktuale, e cila i skadon në fund të sezonit, mund të bëjë që Juve ta shes, gjithnjë nëse vjen ndonjë ofertë e përshtatshme në janar.

Inter mbetet një pistë e nxehtë por nuk parashikohet që zikaltërit të investojnë në janar për një lojtar që në fund të sezonit mund ta marrin falas.