SPORT, 25 Janar 2022, 18:45

Dokumenti/ Reagojnë shoqatat, në Gjirokastër nuk shkojnë në Asamble pa marrë vesh se cilët janë delegatët

Dokumenti/ Reagojnë shoqatat, në Gjirokastër nuk shkojnë

Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër i ka drejtuar një letër FSHF-së, ku i kërkon informacion mbi numrin e delegatëve, emrat e delegatëve të shoqatës si dhe mënyrën se si janë vendosur këta delegatë, në të kundërt, sipas saj, do të konsiderojë çdo mbledhje si të paautorizuar dhe çdo akt i dalë do konsiderojmë nul

Gjithçka vjen pas asaj që ka ndodhur në disa Asamble Rajonale, ku janë zgjedhur delegatë me të drejtë vote për zgjedhjet e FSHF-së mes shumë manovrash e manipulimesh, pas të cilave futbolli i bazës ka filluar të ngrejë krye ndaj FSHF-së.

Sinjali ka ardhur sot nga Gjirokastra, ku anëtarët e Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës kanë bërë të qartë se nuk do të shkojnë në Asamblenë e thirrur nga FSHF, pa pasur ide të qartë se kush janë delegatët dhe kush votohet.

Në këtë Shoqatë mungon plotësisht transparenca dhe FSHF ka emëruar një kryetar, në vend të atij të zgjedhur i cili e ka të pamundur për arsye shëndetësore që të jetë në krye të detyrës, duke shkelur hapur statutin.

Kështu, Akademia e Futbollit Luftëtari, si dhe klubet e Butrintit, Tepelenës, Delvinës, Këlcyrës, Luftëtarit ashtu si edhe Akademia “Lefter Millo”, të gjithë pjesëtarë të kësaj Shoqate, i kanë drejtuar një letër FSHF-së.

“Kërkojmë nga ana juaj një informacion mbi numrin e delegatëve, emrat e delegatëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër si dhe mënyrën se si janë vendosur këta delegatë, në të kundërt ju informojmë zyrtarisht që do të konsiderojmë çdo mbledhje si të paautorizuar nga ana jonë dhe çdo akt i dalë do konsiderojmë nul”, shkruhet në kërkesën e anëtarëve në fjalë që mbajnë peshën kryesore në këtë shoqatë rajonale.

Dokumenti/ Reagojnë shoqatat, në Gjirokastër nuk shkojnë