SPORT, 31 Janar 2023, 13:03

Edhe shqiptarët protagonistë të skandalit të Juves, zbulohet dokumenti me dy emra në “bllokun e zi” të bilanceve financiare

Edhe shqiptarët protagonistë të skandalit të Juves, zbulohet
Xhiakomo Vrioni dhe Albian Hajdari

Një nga arsyet përse Juventusi mori dënimin për t’iu hequr plot 15 pikë nga renditja e Serisë A ishte dhe “blloku i zi” i Fabio Paraticit. Në atë bllok ishin emrat e lojtarëve të cilët janë shitur për të rregulluar plusvalencat e klubit, gjë që solli më pas hetimet të shtoheshin. Dy emra në këtë listë janë dhe ato të futbollistëve shqiptarë, Xhiakomo Vrioni dhe Albian Hajdari, shkruan Panorama Sport.

Edhe shqiptarët protagonistë të skandalit të Juves, zbulohet
Ermat e shqiptarëve te "blloku i zi"

Më 20 janar 2023, Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit mori vendimin sa i përket përfshirjes së Juventusit në çështjen e plus-valencave për të përmirësuar bilancet financiare. Sipas mediave italiane, ndonëse prokurori i çështjes, pas rishqyrtimit të dokumenteve kërkoi rihapjen e hetimit dhe dënimin e Juventusit me heqjen e 9 pikëve, por Apeli shkoi edhe më tej, duke dënuar bardhezinjtë me -15 pikë në renditjen e sezonit aktual. Gjykata e Apelit në Itali publikoi arsyet duke thënë se “Binaconerët” u dënuan për fryrje të vlerave të transfertave të lojtarëve për të falsifikuar fitimet e tyre kapitale.

Fajësia i “Zonjës së Vjetër” u konstatua nga gjykata falë dokumentacionit nga drejtuesit e klubit, me dorëshkrime përkatëse dhe përgjime në lidhje me fshehjen e dokumentacionit apo edhe manipulimin e faturave. Tani që arsyetimi është zbuluar, Juventusi është në gjendje të apelojë vendimin në Collegio di Garanzia të CONI.
“Bianconerët” janë ende në rrezik të ndëshkimit edhe nga hetimi i Prisma-s i drejtuar nga Prokuroria Publike e Torinos, e cila po shqyrton çështjen e fitimeve kapitale dhe marrëveshjet e supozuara të pagave sekrete me lojtarët.

“Për sa i përket sanksionit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veçantë dhe natyrën e përsëritur dhe të zgjatur të shkeljes dhe intensitetin dhe përhapjen e ndërgjegjësimit të situatës në bisedat mes drejtuesve të FC Juventus SpA.”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga FIGC.
Përtej kësaj, ka zëra të tjerë se Juventusi mund të dënohet edhe UEFA pikërisht për shkak të manipulimit me pagat e lojtarëve gjatë kohës së pandemisë.