TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 34-të në Serinë A.
Sfida u zhbllokua në të 42-ën nga Pasalic falë një penalltie dhe sfida u vulos nga Lukman. Empoli nuk arriti të reagonte.
Nga ana tjetër është zhvilluar një ndeshje e çmendur mes Napolit dhe Romës. Dueli u zhbllokua nga Dibala nga pika e bardhë e penalltisë, por festa nuk zgjati shumë pasi Olivera riktheu baraspeshën. Në të 84-ën Osimhen përmbysi shifrat. Dhe teksa gjithçka dukej se do të mbyllej kështu, Abraham shënoi golin e barazimit. Kështu Roma largohet me 1 pikë nga stadiumi “Maradona”.
REZULTATET
ATALANTA 2-0 EMPOLI
42′ Pasaliç (P), 51′ Lukman.