SPORT, 27 Prill 2024, 15:14

Përfundon sezoni për mbrojtësin e Interit, shkak dëmtimi

Përfundon sezoni për mbrojtësin e Interit, shkak dëmtimi

Përfundon sezoni për Francesco Acerbin.

Trajneri i Interit, Inazghi nuk mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit për pjesët e mbetur të këtij edicioni, për shkak të një dëmtimi.

“Prioriteti im është gjithmonë të jap maksimumin për këtë fanellë, ndaj muajt e fundit kam luajtur duke shtrënguar dhëmbët, pavarësisht pubalgjisë. Tani me dy yjet në fanellë, kam kohë të rikuperoj dhe të jem 100% në formë për impenjimet me Italinë në Europian” –  shkruajti Acerbi në rrjetet sociale.