SPORT, 26 Prill 2024, 22:33

Juventusi pranë akordit me Zhegrovën, ja sa pritet të paguajë “Zonja e Vjetër” për shqiptarin e Kosovës

Juventusi pranë akordit me Zhegrovën, ja sa pritet të

Edon Zhegrova mund të bëjë hapin e madh në karrierë teksa së fundmi ka përfunduar në “radarët” e Juventusit Mediat italiane bëjnë me dije se drejtori sportiv i Juventusit, Kristiano Xhiuntoli, ka kontaktuar klubin e Lilës duke shfaqur interes për Zhegrovën.  

Drejtuesit e Juventusit po përgatiten për një afat të rëndësishëm transferimi në verë, duke filluar që të rindërtojnë skuadrën. Raportohet se klubi francez i ka vendosur një çmim prej 15 milionë eurosh anësorit shqiptar të Kosovës. 

Fleksibiliteti taktik, aftësitë teknike dhe personaliteti i 25-vjeçarit thuhet se e bëjnë atë një opsion tërheqës për “Zonjën e Vjetër”. Vlen të theksohet fakti se Zhegrova me Lilën ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026.