TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenal ka triumfuar me shifrat 3-2 përballë Totenhemi, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të të Premier Ligës angleze. Një fitore me tepër vlera për “topçinjtë” sepse ishtë ne radhë të parë një derbi por edhe për arsyen se mbajnë vendin e parë dhe shpresat e titullit kampion, në rast të një gabimi të Mançester Sitit.
Ishte Arsenali që e mbylli pjesën e parë në avantazh të trefishtë. Një autogol i Hojbjerg dhe më pas golat e Saka dhe Haverc, dërguan të besuarit e Artetës me 3 gola epërsi në dhomat e zhveshjes. 2 golat e “spursave” gjatë pjesës së dytë, të shënuar nga Romero dhe Son nuk ishin të mjaftueshme që të dilnin me ndonjë pikë nga loja.
Gjithashtu paralelisht me derbin e Londrës, u luajt edhe takimi Bornemuth-Brajton, ku pa vendasit të fitonin me shifrat 3-0.
ARSENAL-TOTENHEM 3-2.