TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Problemet kardiake të shfaqura së fundmi, detyruan ditën e sotme Serxho Agueron të deklaronte tërheqjen e parakohshme nga bota e futbollit. Argjentinasi theksoi se i duhej të dëgjonte fjalët e mjekëve dhe të vazhdonte të përkujdesej për shëndetin e tij. Ndërkaq, pas deklaratava tashmë të ish-futbollistit, në drejtim të tij kanë ardhur një “lumë” mesazhes teksa një kuriozitet i madh ishte për fjalët që Lionel Mesi do t’i kushtonte një prej miqve të tij të ngushtë në botën e futbollit dhe jo vetëm. Sulmuesi i PSG-së në mesazhin e tij thekson se do t’i mungojë koha e kaluar së bashku me fanellën e Argjentinës.
“Praktikisht, kemi kaluar të gjithë karrierën së bashku Kun. Kemi përjetuar çaste të bukura dhe momente të tjera jo edhe aq të bukura. Por, gjithçka na ka bërë që të jemi më të afruar si shokë dhe ne tashmë do të vazhdojmë të jetojmë momente të bukura edhe jashtë fushës. Jam shumë i lumtur që para disa kohësh ia dolëm të fitonim Kupën e Amerikës. Më dhemb shumë të shoh duke u tërhequr teksa kam parasysh edhe të gjitha arritjet e tua në Angli, duke ditur sa shumë e ke dashur këtë sport.
Jam i bindur se do të vazhdosh të jesh i lumtur sepse ti e rrezaton atë, tani do të fillosh një fazë të re dhe ata që të duan do të jenë me ty. Të uroj më të mirat në këtë fazë të re, të dua shumë miku im! Do të më mungojë shumë koha që kalonim së bashku në kombëtaren e Argjentinës”, mbyll dedikimin e tij Mesi.