SPORT, 14 Dhjetor 2021, 22:21

VIDEO/ Marash Kumbulla feston 50 ndeshjet e para në Itali: Është vetëm fillimi!

VIDEO/ Marash Kumbulla feston 50 ndeshjet e para në Itali: Është

Prej vitit 2018, Marash Kumbulla është pjesë e elitës së futbollit Italian, Serie A. Mbrojtësi i kombëtares fillimisht e ka nisur aventurën e tij me fanellën e Veronës, ndërsa tashmë është pjesë e kryeqytetasve të Romës. Përgjatë kësaj periudhe, 21-vjeçari ka festuar edhe një arritje të veçantë për të duke qenë se ka koleksionuar plot 50 paraqitje në elitë.

Për këtë moment, Kumbulla ka vendosur të publikojë në llogarinë e tij në Instagram një video me momentet e tij më të mira, ku përfshihet goli i parë në Serinë A me fanellën e Veronës, e më pas edhe golat e shënuar me Romën, por edhe çaste të tjera ku dalin në pah vlerat e futbollistit. Sakaq, nëpërmjet Instagram, Kumbulla garanton se ky është vetëm fillimi dhe momente më të bukura e presin në karrierën e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)