SPORT, 14 Dhjetor 2021, 23:38

Ekuban nderon Shevçenkon, ish-sulmuesi i Partizanit kualifikon Xhenoan në Kupën e Italisë

Ekuban nderon Shevçenkon, ish-sulmuesi i Partizanit kualifikon Xhenoan

Kaleb Ekuban më në fund ka lënë shenjën e tij në futbollin italian. Ish-sulmuesi i Partizanit ka shënuar sot golin e parë me fanellën e Xhenoas, për të ndihmuar ekipin e drejtuar nga Andri Shevçenko që të shkonte në turin tjetër të Kupës së Italisë.

Në duelin e sotëm, Xhenoa përballej me Salernitanën dhe Ekuban ishte titullar në këtë sfidë. Por loja prodhoi pak raste për Xhenoan dhe sulmuesi nuk pat mundësi të pastra për të shënuar. Megjithatë, momenti i tij erdhi në fund të sfidës.

Në minutën e 76-të, në atë që ishte rasti i parë i mirëfilltë për ekipin e Xhenoas, pas një harkimi nga e majta Ekuban goditi me kokë dhe topi pasi u përplas te një mbrojtës, përfundoi në rrjetë. Ky gol mjaftoi për suksesin 1-0 dhe kualifikimin e Xhenoas mes 16 skuadrave më të mira në Kupën e Italisë.