TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një penallti e akorduar me ndihmën e VAR-it në minutën e 90-të dhe një ekzekutim i saktë i Regi Lushkjas, bëri që Laçi të triumfojë edhe ndaj Tiranës kryesuese dhe të rikthehet plotësisht në garën për titullin kampion.
Me tri fitore radhazi, kurbinasit e shohin veten në kuotën e 21 pikëve në vendin e katërt dhe vetëm gjashtë pikë larg kreut, teksa pikërisht sukseset ndaj Kukësit e Tiranës, konfirmojnë se edhe skuadra e Josës mund të garojë për titullin.
Nga ana tjetër Tirana bën shumë pak për të marrë fitoren në Laç dhe krijon shumë pak mundësi, duke humbur kështu rastin për t’u shkëputur në krye të renditjes dhe duke regjistruar humbjen e dytë sezonale.