TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zlatan Ibrahimoviç është takuar me Papa Françeskun. Sulmuesi i Milanit u prit në Vatikan, aty ku të dy kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër dhe shkëmbyen dhuratat e Krishtlindjes.
Ibra i dhuroi Shenjtërisë së tij librin e tij “Adrenalina” dhe në këmbim mori një kopje të librit “Lo sport secondo Papa Francesco” (Sporti, sipas Papa Françeskut).
Bomberi i ka dhuruar edhe një fanellë të tij kuqezi: “Iu pëlqen Milan? Unë me këtë bëj disa magji në fushë”, i ka tha Papës, sulmuesi suedez.
Ibrahimoviç publikoi në rrjetet sociale një foto nga ky takim, duke shkruar “paqe dhe dashuri”.
Peace and Love @Pontifex_ln pic.twitter.com/Pm6R3jRM1D
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) December 14, 2021