SPORT, 28 Janar 2022, 19:54

Mesfushori/ Idriz Voca nënshkruan në Serinë B me Kozencën

Mesfushori/ Idriz Voca nënshkruan në Serinë B me Kozencën

Një tjetër shqiptar në futbollin italian. Kozenca, që ka pasur në skuadër Kastriot Dermakun në të shkuarën, ka nënshkruar me mesfushorin Idriz Voca.

Lojtari i Kosovës ka firmosur deri më 30 qershor 2024 dhe do të provojë një eksperiencë të re, pas aktivizimit në Zvicër dhe Turqi.

Sezonin e shkuar ai luajti me Ankaragucu, në elitën e futbollit turk, në 26 ndeshje dhe tani do të luajë në Serinë B në Itali.