SPORT, 15 Korrik 2022, 13:18

Merr fund telenovela, ylli i Bayern Munich pranon ofertën

Merr fund telenovela, ylli i Bayern Munich pranon ofertën

Serge Gnabry e ka marrë vendimin për të ardhmen, pas shumë fjalëve që kanë qarkulluar kohët e fundit.

Sulmuesi anësor kishte kërkesa të larta financiare dhe dukej më shumë larg kampionëve të Gjermanisë.

Disa klube angleze u lakuan si të interesuara për të, por në fund Gnabry ka vendosur të pranojë ofertën e Bayern për të rinovuar, shkruan The Athletic.

Zyrtarizimi i marrësveshjes së re është çështje kohe, pasi palët kanë rënë dakord.