SPORT, 20 Qershor 2024, 09:15

Kieza: Goli i Bajramit na tronditi, në fund rrezikuam absolutisht një barazim

Kieza: Goli i Bajramit na tronditi, në fund rrezikuam absolutisht një

Sulmuesi i Italisë, Federiko Kieza edhe pse nuk shënoi gol kundër Shqipërisë, u zgjodh lojtari i ndeshjes nga UEFA. Pas përfundimit të sfidës ai ka dhënë një deklaratë për mediat italiane.

Ju u kthyet shkëlqyeshëm

“Ne dominuam lojën dhe mbajtëm pozicionet e duhura në fushë. Goli i parë na solli një tronditje dhe që atëherë ne ishim shumë proaktivë dhe për mendimin tim meritonim disa gola të tjerë, në fund rrezikuam absolutisht një barazim. Pati një reagim të madh, ne jemi një grup i madh dhe bëmë atë që donte trajneri. Duhet të jemi më cinikë, në këto turne të mëdhenj në fund”.

U largove me dhimbje?

“Kam marrë një goditje në shpinë, gjithçka është në rregull”.

Në të djathtë ju dominonit

“Kam punuar gjithë javën, ia kam dhënë disponueshmërinë trajnerit. Ai më tha në të djathtë dhe i thashë ok”.

A është e djathta apo e majta njësoj?

Kampionatin e kaluar evropian kam luajtur në të djathtë, këtë herë kam filluar nga e djathta. Ndihem mirë në këtë pozicion”.