TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Diogo Kosta ishte heroi i takimit mes Portugalisë dhe Sllovenisë, teksa falë pritjeve të penalltive në fund të ndeshjes, siguroi kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e turneut.
Duke e bërë një gjë të tillë, ai vendosi një rekord të ri sa u përket një kompeticioni si Kampionati Europian. 24-vjeçari u bë portieri i parë në historinë e këtij turneu që arrinte të priste tre penallti në një seri gjuajtjesh nga pika e bardhë.
Në të kaluarën ka pasur raste kur janë gabuar tre gjuajtje penalltish, por në asnjë nga këto raste, nuk kishte qenë portieri ai i cili kishte ndalur të tre goditjet, duke e bërë Diogo Kostan unik në këtë statistikë.