SPORT, 2 Tetor 2022, 15:11

Lacio “stërvitet” kundër Specias dhe kap Milanin. Sarri i rezervon disa minuta Hysajt

Lacio “stërvitet” kundër Specias dhe kap Milanin. Sarri i

Lacio kalon pa shumë probleme Specian duke marrë një tre pikësh pas fitores së thellë 4-0. Ciro Imobile shpërdoroi një shans të artë pas vetëm tri minutash lojë duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht këtij fakti, Lacio gjeti rrugën e rrjetës dy herë brenda pjesës së parë, Zaccagni dhe Romagnoli ishin autorët e golave.

Në pjesën e dytë skenën e rrëmbeu Milikovic-Savic autor i një dygolëshi. Në minutën e 64-t, Sarri hodhi në fushë edhe Elseid Hysaj.

Fal këtij suksesi, Lacio rrëmben vendin e tretë në kuotën e 17 pikëve, po aq sa edhe Milani.