TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshje e çmendur ka rezultuar sfida mes Empolit dhe Milanit, të përfunduar 3-1 për kuqezinjtë e Piolit, por me tre gola që u realizuan në minutat shtesë.
Kuqezinjtë po udhëhiqnin 0-1 me golin e Rebic, por Bajrami realizoi në shtesa (90'+2) duke barazuar 1-1. Por ku u mendua se të dy ekipet do merrnin nga një pikë, Ballo-Toure (90+4') dhe Leao (90+7') realizuan në fund duke i dhënë 3 pikë të arta Milanit.
Si përfundim, skuadra e Piolit me këtë fitore 1-3 ngjitet në vendin e 3-të në Serie A, me vetëm tri pikë larg kreut që mbahet nga Napoli.