SPORT, 18 Tetor 2023, 09:29

KUPA E SHQIPËRISË/ Nga Dinamo te Bylisi e Apolonia, Skënderbeu mund të festojë nga divani. Ja takimet e sotme

KUPA E SHQIPËRISË/ Nga Dinamo te Bylisi e Apolonia, Skënderbeu

Kupa e Shqipërisë luan ditën e sotme sfidat e mbetura të turit të parë, me shumë skuadra që zbresin në fushë në orën 13:30.

Dinamo do të presë Ilirinë, me skuadrën e Di Biaxhos që është e detyruar të fitojë. Bylisi do të presë Murlanin, ndërsa Apolonia luan me Kuçovën.

Spikasin gjithashtu sfida si Kastrioti-Shkumbini, Korabi-Devolli dhe Tërbuni-Vora.

Në orën 13:30 është programuar të luhet sot dhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Delvinës, por në Korçë kanë filluar të mendojnë edhe për një mosparaqitje të miqve.

NDESHJET:

BYLISI–MURLANI 13:30

KASTRIOTI-SHKUMBINI (në Fushë-Krujë) 13:30

SKËNDERBEU-DELVINA 13:30

DINAMO CITY-ILIRIA (në Arbanë) 13:30

TOMORI-SHËNKOLLI 13:30

KORABI-DEVOLLI (në Kamzë) 13:30

APOLONIA-NAFTËTARI 13:30

LUZI 2008-BUTRINTI 13:30

BESA-SOPOTI (në Lekaj) 13:30

LUSHNJA-LABËRIA (në Plug) 13:30

BURRELI-VALBONA 13:30

ORIKU-POGRADECI 13:30

TURBINA-VELEÇIKU 13:30

TËRBUNI-VORA 13:30.