SPORT, 17 Tetor 2023, 17:53

Formacioni zyrtar/ Sylvinho bën 6 ndryshime në miqësoren ndaj Bullgarisë

Formacioni zyrtar/ Sylvinho bën 6 ndryshime në miqësoren ndaj

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e “Air Albania”, teksa përballë këtë herë do të ketë Bullgarinë. Një sfidë miqësore mes dy ekipeve që do të startojë në orën 18:00.

Pavarësisht se është një duel miqësor, sërish djemtë e Sylvinhos do të kërkojnë fitoren. Në 11-tëshen titullare braziliani ka bërë disa ndryshime, teksa u jep mundësinë lojtarëve që janë qëndruar në stol në sfidën me Çekinë.

Formacioni zyrtar: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Muçi, Uzuni.

Formacioni zyrtar/ Sylvinho bën 6 ndryshime në miqësoren ndaj