SPORT, 17 Tetor 2023, 17:15

Shiu nuk i ndal! Interesim i lartë për miqësoren me Bullgarinë, ja sa tifozë kuqezi do të jenë në “Air Albania”

Shiu nuk i ndal! Interesim i lartë për miqësoren me

Shqipëria sfidon Bullgarinë në orën 18.00, në sfidën që do të mbahet në “Air Albania”. Mësohet se për këtë ndeshje miqësore, në stadium do të jenë rreth 17 mijë tifozë.

Një shifër kjo e lartë, pasi bëhet fjalë për një test miqësor.

Kushtet atmosferike nuk janë të mira, për shkak se në kryeqytet moti mbetet me shi. Kuqezinjtë po kalojnë një periudhë të mirë, teksa janë fare pranë arritjes së kualifikimit në Euro 2024, për herë të dytë në histori.