TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roi Kin nuk është kursyer me komentet ndaj Mançester Junajtid, për sezonin e dobët që po kalon.
“Të dielën pashë një Njukasëll që ishte tjesht i jashtëzakonshëm. Mendoj se Junajtidi në këto momente është një ekip i dobët fizikisht dhe mendërisht. Ruben Amorim me të drejtë vret mendjen dhe vë bast se ai nuk mund ta besojë nëse vërtetë ka një skuadër kaq të dobët. Trajneri ka përgjegjësitë e tij, por në fund janë lojtarët që zbresin në fushë. Bruno Fernandesh, si kapiten, nuk heziton kurrë të dalë përpara mediave, por tani edhe zëri i tij nuk besoj se kumbon më.
Sidomos te shokët. Nuk ka kuptim. Nuk e di se si mund t’i dëgjojmë më deklaratat e lojtarëve të Junajtid, sepse, personalisht, nuk jam i sigurt nëse janë një grup i ndershëm. Bruno Fernandesh, me përpikmëri, pas çdo ndeshjeje vazhdon të flasë për besimin te shokët e tij të skuadrës, por shokët e vërtetë të mirë i shtrojnë kërkesat njëri-tjetrit. Te Junajtid nuk po shoh shokë skuadre, ata më shumë më duken si një tufë me hileqarë.
Është mendimi im, pr besoj se edhe i shumë njerëzve. Nuk jemi budallenj, e dimë pozicionin që jemi, është e lehtë të kritikosh sepse ky klub nuk ka qenë kurrë i tillë. Kur luani për Mançester Junajtid, dihet që ka presion dhe që do të ketë kritika nëse nuk respektohen pritshmëritë. Sidoqoftë, duhet parë përpara. E enjtja është e madhe për të kaluar në gjysmëfinale, Mançester do të luajë në shtëpi, do të luajmë para tifozëve. Ata do të jenë aty për ekipin të enjten.
Është koha që lojtarë të kuptojnë se duhet të shpërblejnë me diçka gjithë këtë besim. Tifozët do të krijojmë një atmosferë të madhe, ndaj skuadra duhet të japë gjithçka që ka. Nuk kam nevojë të besoj më fjalët, duhet të shoh se çfarë do të ndodhë në krahasim me të kaluarën. Junajtid duhet të luajë futbollin më të mirë në ndeshje vendimtare ku të gjithë po e shikojnë”.