TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pjesa e parë e derbit mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit në “Emirates Stadium” është mbyllur me barazim 1-1, pas 45 minutave të luftuara dhe me raste në të dyja anët.
Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 29-të, kur Lisandro Martínez devijoi topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin “Topçinjve” prej 1-0.
Skuadra e Mikel Artetës ishte më kërkuese në fazën e parë, ndërsa vetëm pak minuta më herët Martin Zubimendi rrezikoi me kokë, por portieri Senne Lammens u tregua vendimtar me një pritje spektakolare.
Manchester United reagoi dhe arriti barazimin në minutën e 37-të. Një gabim në mbrojtjen e Arsenalit u shfrytëzua nga Bryan Mbeumo, i cili tregoi qetësi dhe realizoi nga afërsia për 1-1.
Me këtë rezultat, të dyja skuadrat shkojnë në pushim, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë edhe më intensive në kërkim të golit të fitores.
Lisandro Martinez own goal
— 3no (@3nocent) January 25, 2026
Arsenal 1 - 0 Man Utd pic.twitter.com/KDDcLv81XD