SPORT, 24 Maj 2025, 14:35

Konkurrenca në Kombëtare/ Baza kundër risive, Silvinjo në “udhëkryq” përpara Serbisë

Konkurrenca në Kombëtare/ Baza kundër risive, Silvinjo në

E hëna do të sjellë jo vetëm një listë, por ndoshta edhe një mesazh të qartë nga trajneri brazilian i Shqipërisë, Silvinjo. Përpara tij qëndrojnë dy sfida të jashtëzakonshme për nga rëndësia, intensiteti dhe ndikimi emocional: përballja ndaj Serbisë, një kombëtare ku rivaliteti i vjetër do të zërë vend mbrëmjen e 7 qershorit, dhe më pas ndeshja me Letoninë, ku fitorja është detyrim për ruajtjen e ritmit në grup.

Dhe ndërsa Shqipëria kërkon të ruajë identitetin e saj të ri, ndërtuar nën vizionin e Silvinjos, vjen një moment vendimtar: cilës filozofi do t’i qëndrojë besnik trajneri?

PIKËPYETJET- Dilemat kryesore që përballet Silvinjo janë të thella: t’i qëndrojë modelit të ndeshjes së fundit, ku ndryshimet dhe zgjidhje të reja treguan potencial, apo të rikthejë formacionin “tip” me të cilin ndërtoi ecurinë solide në fushatën kualifikuese? Një kthim i Ramadanit, rikthimi në pozicion qendror i Brojës ose Manajt dhe, rikthimi i Asanit në krah, apo ndoshta edhe një balancim mes aventurës dhe stabilitetit?

Një listë me shumë emra është opsioni më i mundshëm dhe kjo nuk do të jetë një listë thjesht numerike, por një përzierje. Silvinjo e di se ndeshja ndaj Serbisë nuk është vetëm një takim sportiv, por ajo përfshin përmasa emocionale dhe historike, ndaj zgjedhjet e tij duhet të bëhen me kujdesin maksimal.