TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli u kurorëzua mbrëmë kampion i Italisë për herë të katërt në histori. Skuadra e Kontes mposhti Kaljarin me rezultatin 2-0 në shtëpi, duke e mbyllur sezonin me 1 pikë më tepër se Interi.
Qindra mijëra tifozë të Napolit festuan në rrugët e qytetit suksesin historik. Në kaosin e festës, mbi 120 tifozë patën nevojë për ndihmë mjekësore pasi u lënduan.

Asnjë prej tyre nuk përfundoi në gjendje të rëndë, dhe pse kishte dëmtime nga fishekzjarrët e përdorur gjatë festës. Festa ndërkohë vijoi në orët e para të mëngjesit, teksa Napoli po kalon ndër vitet më të mira të historisë së tij.

Ky ishte titulli i dytë në pak kohë nga napoletanët. Kujtojmë se i fundit ishte trofeu i vitit 2023, kur Napoli nuk hasi rivalitet pasi Lacio si ndjekës më i afërt ishte 16 pikë prapa.
